“Ndihemi të vjedhur, do protestojmë”, policia paralajmëron qytetarët: Lironi rrugën, do veprojmë
Lajmifundit
/
17 Shtator 2026, 12:21
Aktualitet

Protestuesit janë mbledhur tek Xhamia, afër Parlamentit, ndërsa thonë se do të vazhdojnë të protestojnë sepse ndihen të vjedhur.
Një prej qytetarëve i bëri thirrje policisë që të mos ushtrojë dhunë, pasi do të përgjigjen para ligjit.
“Drejtori i policisë, kemi të drejtë të protestojmë sepse ndihemi të vjedhur. Kushdo polic që tenton të përdore dhunë do te përgjigjet sipas ligjit”, tha protestuesi.
Ndërkohë nga ana e saj policia i bëri apel qytetarëve që të lirojnë rrugën, pasi në të kundër do të veprojnë. “Lironi rrugën, policia do veprojë. Bllokimi i rrugëve është vepër penale”, tha policia me megafon.


