Në burgun e Peqinit/ ​Telefonin në karikim e peshku në tigan, si ju kap në qeli celulari 'IPhone' Indrit Shaqjas

Aktualitet

Në burgun e Peqinit/ ​Telefonin në karikim e peshku në tigan,

Një kontroll blic i kryer nga skuadra policore e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ka çuar në sekuestrimin e një telefoni “IPhone 14”, të dënuarit me burgim të përjetshëm, Indrit Shaqja, i cili vuan dënimin në burgun e Peqinit.

Burime pranë policisë së burgjeve i thanë gazetarit të Syrit, Elton Qyno, se aparati i telefonit është gjetur në moment karikimi, ndërsa poseduesi i këtij telefoni, i dënuari Indrit Shaqja, në momentin kur ka hyrë policia në dhomë, ishte duke skuqur peshkun.

Peshkun në tigan dhe celularin në karkim, Indrit Shaqja, vijonte qetësisht vuajtjen e dënimit.

Pas sekuestrimit të aparatit telefonik, oficerët e policisë së Burgjeve, kanë kryer veprimet përkatëse duke referuar rastin në prokurorinë e Elbasanit për akuzën e “Futjes së sendeve të ndaluara në ambjentet e burgut”.

Indrit Shaqja po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy të moshuarave që ishin kunata meshuarave.

Emri i Indrit Shaqja, doli sërisht në skenë në vitin 2023 ku prokuroria e Elbasanit e arrestoi sërisht pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së Arben Lleshit, brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Lleshi vuante dënimin në të njëjtën dhomë me Indrit Shaqjan, kur ky i fundit i ka kërkuar Lleshit që të dalë pak jashtë në korridor, pasi e kërkonin.

Në momentin kur Lleshi, është çuar nga krevati dhe ka shkuar drejt derës, Sokol Mjacaj, e ka qëlluar me pistoletë nga dritarja e vogël e derës, duke çuar në vrasjen e Arben Lleshit dhe plagosjen e Indrit Shaqja.

ME TE LEXUARAT