“Ne jemi bashkë”/Nis protesta studentore në sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të studentëve shqiptarë në RMV

Ka nisur pasditen e sotme rreth orës 17:00 protesta me moton “Shqiptaria është me Shkupin” thirrur nga të rinjtë shqiptarë në sheshin “Skënderbej” të cilët po ngrenë zërin që studentët në Maqedoninë e Veriut të fitojnë të drejtën për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Dhjetëra të rinj e jo vetëm, kanë dalë pasditen e kësaj të enjte në shesh, e teksa në duar mbajnë pankarta ku shkruhet “Ne jemi bashkë” ata janë dëgjuar duke brohoritur: O sa mirë më qenë shqiptarë.
Protesta e sotme vjen vetëm pas ditë nga tubimi i organizuar nga të rinjtë shqiptarë në Shkup, ku qindra studentë ngritën zërin e tyre duke kërkuar zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare, gjuhën shqipe. Po ashtu këta të fundit kanë kërkuar njëherazi dhe dorëheqjen e ministrit të drejtësisë, Igor Filkov.
Në lidhje me këto protesta ka reaguar dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhitii cili shprehet se tashmë kanë gjetur zgjidhje për këtë çështje.
“Unë mendoj se nuk ka nevojë për protestë. ne i mbështesim studentët dhe për këtë jemi ulur dhe kemi kërkuar zgjidhje, por jo vetëm për jurisprudencës, por në përgjithësi për provimet profesionale që nuk janë zgjidhur 30 vite, 25 vite. Kemi bërë zgjidhje që e kemi provuar bashkë me partnerët e qeverisë, këtë e ka thënë edhe kryeministri. Kështu që studentët i përgëzoj për organizimin, për protestat që i kanë bërë, për mendimin ndryshe, për që i kanë nxitur këto procese, por më dua të potencoj se studentët nuk kanë nevojë të protestojnë, por të festojnë fitoren e përbashkët që e kemi me ta”, tha Mexhiti për mediat maqedonase.


