Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë 23-vjeçari
Lajmifundit
/
3 Maj 2026, 12:09
Aktualitet

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Francë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, bën me dije policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Kosovë.


