Detaje nga marrëveshja e energjisë, Rama: TEC-i i Vlorës do furnizojë me energji qendrat e Inteligjencës Artificiale

Aktualitet

Detaje nga marrëveshja e energjisë, Rama: TEC-i i Vlorës do

Shqipëria do të përfitojë jo vetëm gaz të lëngshëm por edhe investime të reja, nëpërmjet marrëeveshjes me SHBA-në dhe Greqinë për sigurinë energjitike. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se nëpërmjet këtij investimi, TEC-i i Vlorës do të mund të furnizojë me energji edhe qëndrat kompjuterike që punojnë për inteligjencën artificiale .

Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponent tjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për portofolin e diversifikuar të sovranitetit të saj energjetik. Bashkë me këtë burim energjie do të rritet ndjeshëm edhe volumi i investimeve të reja, si edhe kapaciteti i Shqipërisë për të ushqyer me energji qendrat kompjuterike të të dhënave apo programet e inteligjencës artificiale, që do të përcaktojnë dekadën e ardhshme”, tha Rama.

Fale një tjetër marrëveshjeje të rëndësishme do të nisë prodhimi i mjeteve detare në Pashaliman me mbështetjen e një kompanie italiane.

Firmosëm marrëveshjen mes kompanisë italiane Fincantieri, një nga emrat e mëdhenj të ekselencës industriale europiane dhe kompanisë sonë publike Kayo për prodhimin e mjeteve detare në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit, qoftë në funksion të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe për forcat aleate. Ky nuk është vetëm një investim i ri dhe shumë i konsiderueshëm, por është dhe një front i ri punësimi me rreth 400 vende të reja pune të mirëpaguara në fazën e parë”, tha Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu bëri me dije se javën e ardhshme do të zhvillohet dhe aktiviteti pararendes i Kongresit Botëror të Ligjit, ndërsa samiti do të mbahet vitin e ardhshëm.

ME TE LEXUARAT