“Moti më i çmendur që keni parë”/ Parashikimi për muajin Maj, ja çfarë na pret

Soft

“Moti më i çmendur që keni parë”/ Parashikimi

Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për fundjavën dhe muajin maj, duke theksuar se vendi po hyn gradualisht në një periudhë me temperatura gjithnjë e më të larta.

Sipas saj, kjo fundjavë do të jetë ndër më të freskëtat e ditëve të fundit, me mëngjese të ftohta dhe temperatura që ende nuk reflektojnë plotësisht ngrohtësinë pranverore. Megjithatë, gjatë ditës pritet rritje graduale e vlerave termike, me maksimumin që sot mund të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Ajo shtoi se e diela dhe java e ardhshme do të sjellin një rritje të vazhdueshme të temperaturave, ku e diela pritet të shënojë rreth 26 gradë dhe e hëna deri në 27 gradë Celsius.

Sipas Porjas, pas datës 7 maj pritet një rritje më e ndjeshme e temperaturave edhe në orët e mëngjesit, duke shënuar hyrjen në kushte tipike verore.

Për muajin maj, meteorologia parashikon mot kryesisht të thatë, me reshje të pakta dhe sporadike, të kufizuara në zona të caktuara dhe për periudha të shkurtra. Ajo theksoi se në disa ditë temperaturat mund të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Sipas saj, vera e këtij viti pritet të jetë më e nxehtë krahasuar me atë të vitit të kaluar, me periudha të shpeshta të motit të nxehtë dhe të qëndrueshëm.

ME TE LEXUARAT