Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, mblidhet grupi i PS! Ulsi Manja prezanton raportin

Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, mblidhet grupi i PS! Ulsi

Nis mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku Ulsi Manja prezanton raportin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

“Raporti për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënie autorizimin për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Kemi arritur Në këtë raport që do t’u prezantoj, në dakordësi të plotë me njëri-tjetrin. Sot që po e diskutojmë këtë raport  ka ndodhur një realitet i ri institucional, deputetja nuk ushtron më pushtet ekzekutiv si pasojë e ndryshimeve të qeverisë.

Shpesh kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje për gjykim publik.

Kërkesa e SPAK në fakt në rastin e Ballukut ndryshon nga kërkesat e tjera të ardhura në kuvend, sepse nuk është për caktimin e një mase sigurimi për herë të parë, por Kuvendit i kërkohet të zëvendësojë një masë sigurimi personal, me një masë më të rëndë atë të arrestit, për një vepër penale që SPAK po heton që në gusht 2024.

Kjo masë mund të kërkohet në dy raste, kur janë rënduar akuzat ose kur nuk ka respektuar masën e vendosur. Rasti i dytë kundërshtohet, sepse Balluku ka respektuar masën e sigurimit personal, atë të daljes jashtë shtetit”, tha Manja.

VIJON…

ME TE LEXUARAT