Një shefe në Kuçovë, emërohen drejtuesit e rinj në 2 komisariate dhe në “Rrugoren” e Vlorës
Ilir Proda ka vijuar me emërimin e të tjerë në rangun e drejtuesve të komisariateve në vend, ku ndryshimet e fundit i përkasin Kuçovës, Mallakstrës dhe Vlorës.
Më konkretisht, drejtuese e komisariatit të Policisë së Kuçovës është emëruar Edjona Dano. Ndërkohë, ish-shefi i komisariatit të Kuçovës, Kleant Serdari është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.
Bledar Metaj, i cili ishte shef i komisariat të Mallakastrës ka kaluar në pozicionin e Shefit të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë e Vlorës.
Ndërkohë, ditën e djeshme u bënë këto emërime si më poshtë:
Idriz Daulle, nga zvdr. i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
Besmir Qebini, nga Shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.