Krizë në çift apo strategji marketingu? Çfarë po ndodh mes Fifit dhe Adisit ?!
Një krizë e mundshme ka lëkundur marrëdhënien mes Fifit dhe Adisit, çiftit që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre dhe jetën familjare. Prej ditësh, rrjetet sociale janë mbushur me sinjale të errëta, ku të dy partnerët publikojnë mesazhe me tone të dhimbshme e të koduara, duke ngritur dyshime për një ndarje të heshtur.
Fifi ka postuar në TikTok video dhe citate që flasin për moskuptim dhe mungesë mbështetjeje emocionale në çift. Një prej tyre thekson: “Një ndër ndjenjat më të vështira për një grua është kur ajo përpiqet të flasë me një burrë për atë që e lëndon, por ai nis të mbrohet në vend që ta dëgjojë.”
Në të njëjtën linjë, edhe Adis Patushi ka shpërndarë vargje nga Agim Doci, me një ton nostalgjik dhe reflektues. Pavarësisht kësaj, asnjëri nuk ka dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë për situatën.
Fansat janë të ndarë: disa e shohin si krizë të vërtetë, të tjerë si strategji marketingu — veçanërisht duke pasur parasysh se Fifi ka qenë pjesë e disa polemikave të fundit, përfshirë konfliktin me Eglin për publikimin e një kënge.
Shton dyshimet edhe fakti që prej javësh çifti nuk është parë më bashkë publikisht, as në evente e as në koncertet ku zakonisht Fifi shoqërohej nga Adisi. Miqtë pranë tyre raportojnë se këngëtarja ka qenë shpesh vetëm, duke shmangur komentet për partnerin e saj.
A është kjo një ndarje reale apo një lëvizje e menduar për të qëndruar në qendër të vëmendjes në kulmin e sezonit? Për momentin, përgjigjja mbetet në ajër.