Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (5 - 6 Prill 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa Veriore dhe pjesërisht Lindore do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu e dëbore dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.
Sa i përket kushteve të motit në vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë kryesisht e kthjellët me pak vranësira në lindje pa reshje, ndërsa pasdite mbizotërojnë kthjellimet. Temperaturat luhaten nga 3°C në 23°C, era fryn deri mbi 35 km/h dhe dallgëzim i ulët.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme!
Pjesa më e madhe e Evropës do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell, ndërsa Ishujt Britanikë dhe rajoni i Baltikut do të kenë shira dhe erëra të forta, dhe Evropa Lindore me reshje dëbore.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.
Sipas MeteoAlb, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin me vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat do të luhaten nga 4°C në 23°C, era fryn e lehtë deri në 28 km/h dhe deti pa dallgë.


