Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit, procedohen penalisht 19 persona

Aktualitet

Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën

Policia e Shtetit ka nisur procedim penal ndaj 19 personave të dyshuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në bllokimin e aksit rrugor drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, gjatë protestës qytetare të zhvilluar mbrëmjen e 14 qershorit.

Sipas autoriteteve, protesta e nisur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas para Kryeministrisë u zhvendos drejt autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës së Rinasit, ku u bllokua qarkullimi i automjeteve për disa orë. Pas veprimeve hetimore, Policia procedoi 19 shtetas për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë pasur rol në organizimin e bllokimit të rrugës drejt aeroportit.

Tiranë

Organizuan dhe nxitën qytetarët për bllokimin e rrugës, procedohen penalisht 19 shtetas.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës për bllokimin e aksit rrugor në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera pas tubimit të zhvilluar më 14.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin dhe procedimin penal të organizatorëve dhe personave përgjegjës për bllokimin e rrugës në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

G. P., 36 vjeç; A. Ll., 29 vjeçe; A. Ll., 27 vjeçe; I. F., 32 vjeç; E. H., 33 vjeç; A. K., 46 vjeç; F. Rr., 28 vjeç; V. D., 29 vjeç; O. B., 21 vjeç; D. L., 57 vjeç; L. N., 20 vjeç; A. K., 29 vjeç; A. M., 23 vjeç; T. M., 24 vjeç; K. Z., 22 vjeç; B. P., 34 vjeç; Gj. N., 39 vjeç; L. K., 33 vjeçe; I. M., 24 vjeçe, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu, janë sekuestruar dy automjete.

Nga veprimet hetimore rezulton se më 14.06.2026, rreth orës 18:00, ishte njoftuar zhvillimi i një tubimi në sheshin “Skënderbej” dhe më pas para godinës së Kryeministrisë, në Tiranë. Tubimi ishte parashikuar të zhvillohej nga ora 18:00 deri në orën 22:00.

Gjatë zhvillimit të tij, sipas hetimeve të kryera, drejtues dhe organizatorë të tubimit kanë bërë thirrje për vazhdimin e lëvizjes së pjesëmarrësve nga zona para Kryeministrisë në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë aks rrugor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT