Padia kundër Dados për dekretin që e bëri prokuror, Veliaj i pranishëm në Gjykatën Administrative

Ka nisur përballja e radhës në Gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror. Kryetari i Tiranës ka mbërritur në gjykatë, i shoqëruar nga Policia e Burgjeve.
Avokati Plarent Ndreca ka nisur me leximin e qëndrimit në lidhje me kërkesën e shoqatës Asociacioni për Media e Drejtësi për të qenë palë në gjykim dhe është shprehur se duhet pranuar.
Shkak i shtyrjes së seancës më 3 korrik ishte mungesa e avokatit Plarent Ndreca. Veliaj i cili ishte i pranishëm në seancë kërkoi leximin e një deklaratë, por gjyqtari nuk ia lejoi.
Në deklaratën që u shpërnda më pas për mediat, Veliaj tha se Kushtetuesja arriti në përfundimin se nuk ka provuar për të arritur dyshimin se është kryer vepër penale.


