Paditet edhe KLP/ I hoqën nga dora çështjen për aksidentin ku mbeti e plagosur nëna e një gjyqtari të lartë, prokurorja kërkon kthimin e dosjes

Aktualitet

Paditet edhe KLP/ I hoqën nga dora çështjen për aksidentin

Një prokurore e kryeqytetit ka hapur padi kundër Këshillit të Lartë të Prokurorisë sepse sipas saj shefat i kanë hequr nga dora një dosje në të cilën kishte nën hetim një aksident ku kishte mbetur e plagosur nëna e një gjyqtari të lartë

Prokurorja Sonila Muhametaj ka vënë në lëvizje Gjykatën Administrative të apelit duke kërkuar kthim të dosjes që e hapi për procedim prej  15 janarit 2026, ditë në të cilën është plagosur në aksident automobilistik si kalimtare shtetasja Luleart Mici.

E dëmtuara është nëna e një gjyqtari të lartë që sipas drejtuesve të prokurorisë së kryeqytetit për sa kohë të dyja kanë përfunduar shkollën e magjistraturës kanë njohje dhe për këtë shkak duhet ta hetojë një tjetër prokuror. Por nuk është dakord në këtë pikë prokurorja Muhametaj.

Ajo kishte nën hetim shtetasin për ngjarjen Ilir Qëndro të cilin gjykata mbas një mase arrest me afat e kishte liruar. Dhe ndërsa për hetimet e mëtejshme prokurorja ishte në pritje të ekspertizave të kamerave të sigurisë, ajo përmend në padi se dosja i kaloi një prokurori tjetër me arsyetimin se kishte përfunduar shkollën e magjistraturës me gjyqtarin e lartë dhe se kishte njohje me të.

Prokurorja Muhametaj nuk e pranon vendimmarrjen e shefave dhe është ankuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por edhe këshilli e ka refuzuar. Në këto kushte në gjykatën Administrative të Apelit ka nisur shqyrtimi gjyqësor i iniciuar nga prokurorja që nuk heq dorë nga hetimi dhe kërkon që KLP t’ia kalojë dosjen për veprime të mëtejshme

ME TE LEXUARAT