Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë, mbi 10 mijë persona lëvizën në 24 orë

Aktualitet

Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë,

Në Stacionin Kufitar të Kakavijës, në këto ditë të festës së Pashkës vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Sipas Policisë Kufitare, gjatë 24-orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 10076 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 6838 në hyrje dhe 3238 në dalje, si dhe 3358 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 2411 në hyrje dhe 947 në dalje.

Dogana shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje ndërsa pala greke numëron 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje

Aplikimi i ri i regjimit të kontrollit për hyrjen në zonën Shengen ka zgjatur kohën e pritjes në sportelet e doganës greke të Kakavijës.

 

 

ME TE LEXUARAT