Rama shkarkon Belinda Ballukun, Albana Kociu zv.kryeministre, ndryshime në Qeveri

Politikë

Rama shkarkon Belinda Ballukun, Albana Kociu zv.kryeministre, ndryshime në

Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun nnga posti i zv kryeministres. Vendimi eshte marre diten e sotme ndersa vijonte mbledhja e grupit parlamentar të PS.

Shkak mendohet se eshte hetimi i SPAK ndaj Zv.kryeministres per te cilen eshte kerkuar heqja e imunitetit ne Parlament ne lidhje me abuzime te dyshuara ne disa tendera rrugesh. 

Burime nga mbledhja thanë  se kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në qeveri në të paktën katër ministri.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi, citon top channel.

Ndryshimet ne qeveri:

Albana Koçiu zëvendëskryeministre,
Enea Karakaçi ministër i infrastrukturës,
Toni Gogu ministër i drejtësisë,
Ferid Hoxha ministër i jashtëm,
Besfort Llamallari ministër i brendshëm
Ermal Nufi ministër i mbrojtjes
Erjona Ismaili ministre e çështjeve me parlamentin

ME TE LEXUARAT