BKH zbarkon në zyrat e Autoritetit Portual Durrës, sekuestrojnë dosjen e koncesionarit të Porto Romanos
Lajmifundit
/
27 Shkurt 2026, 17:40
Aktualitet

Agjentë të BKH kanë qenë në zyrat e Autoritetit Portual Durrës. Burime pranë këtij autoriteti konfirmojnë se ata kanë sekuestruar dosjen e koncesionarit të Porto Romanos e cila është në fazë proceduriale për të shpallur kompaninë fituese e cila do të ndërtojë portin e ri.
Sipas informacionit procedura ndodhet në fazën kur janë seleksionuar disa kompani me motivacionin se nuk plotësonin kriteret dhe në garë ka mbetur vetëm një e tillë.
E gjithë kjo procedurë po drejtohet nga Ministria e Transporteve. Nga ana e tij Autoriteti Portual ka vetëm një përfaqësues në komisionin tenderues./Shqiptarja


