Përplasje me armë zjarri në Memaliaj, një person i vdekur dhe një i plagosur rëndë (Emrat)
Lajmifundit
/
21 Prill 2026, 21:37
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri në mes të qytetit. Nga informacionet paraprake dyshohet se ka mbetur i vrarë shtetasi Endri Goxhaj dhe një tjetër është plagosur rëndë. Bëhet fjalë për shtetasin Dario Nela.
Gjithashtu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që fillimisht ka nisur fizikisht në qendër të qytetit dhe më pas ka degraduar në përdorim armësh zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.