Trump njofton: Armëpushimi me Iranin do të zgjasë deri kur të nisin negociatat

Bota

Trump njofton: Armëpushimi me Iranin do të zgjasë deri kur

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar zgjatjen e armëpushimit me Iranin, duke vendosur si kusht zhvillimin e bisedimeve mes palëve.

Në një postim në rrjetin Truth Social, ai deklaroi se armëpushimi do të vazhdojë “deri në kohën kur të paraqitet propozimi i tyre dhe të përfundojnë diskutimet, në një mënyrë ose në një tjetër”.

Më herët, Trump kishte paralajmëruar se armëpushimi do të përfundonte të mërkurën në mbrëmje sipas kohës së Uashingtonit, por pa dhënë një orar të saktë, duke lënë situatën të paqartë deri në orët e fundit të afatit.

Sipas deklaratave të tij, në mungesë të negociatave, konflikti mund të rifillojë. Irani ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për fillimin e bisedimeve.

ME TE LEXUARAT