Përshtati lokalin për lojra fati, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan! Procedohen 13 persona

Aktualitet

Përshtati lokalin për lojra fati, arrestohet 31-vjeçari në

Policia e Elbasanit vijon operacionet për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi Emanuel Zdrava, 31 vjeç.

Gjatë operacionit, policia ushtruan kontroll në një lokal të marrë me qira nga Zdrava, ku u kapën në flagrancë dhe 13 persona duke luajtur lojën e fatit "Poker", të cilët janë proceduar penalisht.

Në cilësinë e provave materiale, policia sekuestroi një tavolinë për lojën “Poker”, një valixhe me fisha, letra bixhozi dhe dy aparate celularë.

Emanuel Zdrava akuzohet për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Organizimi i lotarive të palejuara".

Njoftimi i Policisë:

Policia e Elbasanit vijon luftën kundër veprimtarive të lojërave të fatit të paligjshme. Një person kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojës së kundërligjshme “Poker”, por kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Procedohen penalisht 13 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur këtë lojë, në lokal. Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me fisha, letra bixhozi, dy celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Texas Poker 2”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në lokalin që kishte marrë me qira shtetasi Emanuel Zdrava., në fshatin Dëshiran, Belsh, ku u kapën në flagrancë 13 shtetas, duke luajtur lojën “Poker. Në përfundim të veprimeve për këtë rast:

– u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 31 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”;

– nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G. T., A. Z., A. H., K. H., L. Ç., A. Z., F. B., A. K., N. B., G. G., V. Sh., A. S. dhe F. D., për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

ME TE LEXUARAT