"Policët u sollën si BISHA!"/ Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik!

Aktualitet

"Policët u sollën si BISHA!"/ Nallbati te Trauma, Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi sot Spitalin e Traumës pas protestës së opozitës, ku u interesua për gjendjen shëndetësore të deputetit demokrat Bledion Nallbati, i cili u lëndua në kokë gjatë përplasjeve me policinë.

Berisha kritikoi ashpër sjelljen e forcave të rendit ndaj deputetit, duke e cilësuar veprimin si të papranueshëm dhe të pajustifikuar. Ai gjithashtu shprehu pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, policia ka komunikuar me stafin mjekësor gjatë qëndrimit në spital.

Kreu i PD-së e konsideroi këtë incident si të qëllimshëm dhe me prapavijë politike, duke theksuar se goditja ndaj Nallbatit nuk ishte rastësore.

 

ME TE LEXUARAT