Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që ndodheshin në kamion (EMRAT)

Aktualitet

Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që

Policia e Shtetit ka identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së martës te rrethrrotullimi i TEG-ut.

Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë shtetasit e huaj Mohamed Lotf rreth 30 vjeç, drejtues i kamionit pompë betoni, i cili humbi jetën në vendngjarje, dhe Mohamed Ali rreth 44 vjeç, pasagjer, i cili ndërroi jetë në spital pavarësisht ndihmës mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, rreth 28 vjeç, vijon të jetë i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Tiranë/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni), konkretisht shtetasit e huaj:

M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;

M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që

DINAMIKA E NGJARJES

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, kamioni pompë betoni ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në momentin që iu afrua rrethrrotullimit të TEG-ut, ku duhej të ndalonte për t’u dhënë përparësi automjeteve që qarkullonin brenda tij.

Mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip Volkswagen, i cili kishte hyrë në rrethrrotullim, dhe pas përplasjes ka humbur kontrollin, duke çarë barrierat metalike mbrojtëse dhe duke rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan.

Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe shenja të forta frenimi në asfalt, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që

Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që

Aksidenti tragjik te TEG-u, zbulohen identitetet e dy viktimave që

 

ME TE LEXUARAT