Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë dëshmitari i parë

Aktualitet

Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë

Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) me datë 24 shkurt, ora 14:00 do të mbajë procesin e radhës ndaj ish-zv.kryeminstrit Arben Ahmetaj.

Sipas burimeve jozyrtare bëhet me dije se dëshmitari i parë që do të thirret është Lirim Fejzollari.

Gjithashtu mësohet se është kërkuar që të thirren dhe të pyeten si dëshmitarë edhe shtetasit, “Arben Myderizi, Adrian Myderizi, Shkëlqim Cani, Geraldina Prodani, Fatmir Hoxhaj, Klodian Mene, Roza Naumi, Endri Duçka, Ergys Qirici, Hysen Caka, Rudian Karamuço, Manjola Fagu, Nuri Sopaj, Idli Xhoxhi, Adriana Sheti, Dezdemoda Aliçkaj, Silvana Gjikdhima, Emil Nova, Igli Gugashi, Federik Seiti, Florian Pustina, Lirim Fejzullai.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tashmë i arratisur nga Shqipëria, për shkak të hetimeve të ngritura nga drejtësia shqiptare, lidhur me funksionet publike të cilët ai ka ushtruar.

 

 

 

ME TE LEXUARAT