Protesta e PD-së, Berisha thirrje qytetarëve: Të gjithë në shesh sot!
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2026, 18:04
Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pak para nisjes së protestës ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00.
Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale e cilësoi 20 shkurtin si “ditën e rrëzimit të diktatorëve”.
“20 Shkurti është dita e rrëzimit të diktatorëve! Edi Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur! TË GJITHË NË SHESH SOT, ORA 18:00!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.


