Protestuesit “rrethojnë” Kuvendin, hedhin molotovë, lëndohet një punonjës policie
Lajmifundit
/
10 Shkurt 2026, 19:30
Aktualitet

Pasi u larguan me tensione nga Kryeministria, protestuesit e opozitës i janë drejtuar godinës së Kuvendit.
Së bashku me deputetët demokratë, ata kanë “rrethuar” Kuvendin, ndërkohë që aty ndodhet një numër i lartë efektivësh.
Tensione janë regjistruar edhe pranë Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Ndërkohë, një efektiv policie ka mbetur i plagosur nga lëndët piroteknike.


