Prurjet e lumit Devoll shkaktojnë rrëzimin e një pjesë mali, përkeqësohet qarkullimi në urën e Gjinikasit

Aktualitet

Prurjet e lumit Devoll shkaktojnë rrëzimin e një pjesë mali,

Prurjet e shumta të lumit Devoll kanë shkaktuar rrëzimin e një pjese të malit si pasojë e gërryerjeve të vazhdueshme.

Situata u përkeqësua nga rritja e nivelit të ujit, duke dëmtuar rëndë urën e Gjinikasit, në Moglicë, Maliq.

Sipas njoftimit ura do të riparohet nga një kompani e cila do të marrë masat e nevojshme për rikthimin e saj në gjendje të plotë funksionale.

Ndërkohë, për të përballuar situatën emergjente dhe për të garantuar lëvizjen e banorëve, u vendos nga bashkia Maliq një urë metalike provizore, e cila do të shërbejë deri në përfundimin e punimeve përfundimtare.

ME TE LEXUARAT