“PS më parë përfaqësohej nga Nano tani…”, Zegjineja i përgjigjet Topallit: T’ia dish për nder doktorit se Luli të nxori për...

Seanca e sotme plenare u shoqërua me debate të shumta mes deputetëve.
Pas fjalës së Zegjinesë, Jozefina Topalli tha se nuk e imagjinonte dot se PS nga përfaqësues si Fatos Nano, Dritëro Agolli e Namik Dokle do të përfundonte në parafolësit, duke iu drejtuar Caushit.
Kjo e fundit iu përgjigj duke i thënë se Topalli duhet “t’ia dijë për nder doktorit që ndodhet në parlament se pse Luli e nxori për zhelesh”.
“Zoti kryetar i parlamentit, kur kam hyrë për herë të parë në parlament PS, përfaqësohej nga Fatos Nano, Dritëro Agolli, Namik Dokle e të tjerë. Që të përfundojë PS në parafolësit nuk e kisha imagjinuar. Keqpërdorimi që i bëni deputetëve për të firmosur ndryshime në ligje që ju i keni futu sot në rëndin e ditës, i keni në kalendar dhe në program është gjëja më e rëndë që mund të realizohet nga një kryeministër”, u shpreh Topalli.
“E dashur Jozefin duhet t’ia dish për nder doktorit se Luli të kapi prej zhelesh dhe të nxori jashtë. S’jemi në epokën tënde kur të kapje prej zhelesh dhe të qisje jashtë”, u përgjigj Caushi.


