“Do bëj kallëzim penal”, Braçe parlajmëron drejtorinë e Tatimeve dhe AKU: Nuk kthejnë përgjigje, mbaj unë përgjegjësi për…

Politikë

“Do bëj kallëzim penal”, Braçe parlajmëron

Sot në Parlament deputeti i PS Erion Braçe parlajmëron kallëzim penal për Drejtorinë e Tatimeve dhe AKU. Gjithashtu ai shprehet se çështja e cila i intereson është hapja e shkollës Edith Durham, që nuk është hapur ende.

Erion Braçe: Ministrja e Arsimit është këtu dhe ky është problem i Parlamentit dhe jo i ministres. Çështja që më intereson ka të bëjë me hapjen e shkollës Edith Durham, që nuk është hapur ende. Këtu në sallë shfrytëzohet koha për çështje që s’janë fare në rendin e ditës dhe për çështje të rëndësishme këtu koha është me racion. Po ju them, kam kërkuar më 2 shkurt, afati që jep rregullorja është 3 javë, ndërkohë që andej janë 850 nxënës që shkojnë në turnin e dytë, 1700 gjyshër që çojnë fëmijët pasdite dhe duan përgjigje kur hapet shkolla, 1 janari.

Kam bërë një kërkesë për interpelancë, mbivendosen dhe dalin jashtë afatit. Nuk janë me racion, instrumenti parlamentar nuk mund të përdoret me racion. Pasi është tejkaluar çdo lloj afati me Drejtorinë e Tatimeve, AKU, do të shkojmë drejt kallëzimit penal, që është legjitim. Përgjegjësia për konfidencialitetin është e imja, nuk kam kërkuar asgjë përveçse një listë me emrat e kompanive që janë kontrolluar. “Konfidenciale”.

Niko Peleshi: Është e vërtetë që jemi në kufijtë e afatit, është parashikuar në seancën e radhës. Ju siguroj që nuk është çështje e Kuvendit. Duke respektuar edhe axhendën e Kuvendit dhe të ministres, është kërkuar koha e nevojshme. Ju sigurojmë që në seancën e radhës do të rezervojmë kohën për pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit. Sa i përket pjesës tjetër, përgjigjja ndaj kërkesës për informacion, bashkohem me ju. Duhet të respektojnë ligjin për transparencë dhe dhënie informacioni.

ME TE LEXUARAT