Publikohet fotoja/ Kjo është 25-vjeçarja që u vr'a në Kosovë në muajin e 8-të të shtatzënisë nga bashkëshorti

Jetlira Foniqi, 25 vjeç, është gruaja që humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Malishevë, Kosovë. E reja ishte shtatzënë, në muajin e 8-të.
Për ngjarjen tragjike kanë reaguar edhe familjarët e viktimës, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 25-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Sipas mediave në Kosovë, dyshohet se autor i krimit është bashkëshorti i saj, 26 vjeç. Policia njoftoi se çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit.
25-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivi i mundshëm i krimit mbeten ende nën hetim nga autoritetet.


