Punime pa leje në “Kodrën e Diellit”, arrestohen inxhinieri dhe punëtori, shpallet në kërkim pronari

Aktualitet

Punime pa leje në “Kodrën e Diellit”, arrestohen

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje në zonën e “Kodrës së Diellit”, në kryeqytet. Bëhet fjalë për një inxhinier ndërtimi dhe një punonjës, të cilët po punonin për ndërtimin e një objekti të ri pas një banese ekzistuese, pa dokumentacionin përkatës ligjor.

Policia bën me dije se është shpallur në kërkim edhe pronari i objektit, shtetasi S. I., 37 vjeç, në emër të të cilit po kryheshin punimet. Ndërkohë, ndaj babait të tij, B. I., ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, pasi po mbikëqyrte punimet e paligjshme në terren.

Të arrestuarit janë identifikuar si:

Noel Vata, 37 vjeç, inxhinieri që drejtonte punimet;

Arion Dyli. 28 vjeç, një nga punonjësit që ndodhej në vendin e ndërtimit.

Policia e Komisariatit Nr. 1 ka nisur hetimet dhe po vijon punën për të lokalizuar dhe ndaluar shtetasin në kërkim, ndërkohë që kontrollet për evidentimin e ndërtimeve pa leje dhe zënies së hapësirave publike në Tiranë do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

 

 

ME TE LEXUARAT