“Ku ishit ku u ndërtuan banesat pa leje në Theth”/ Rama: Zinxhiri nuk ka funksionuar si duhej, prokurorja…

Aktualitet

“Ku ishit ku u ndërtuan banesat pa leje në Theth”/ Rama:

Qeveria ndërmori gjatë ditëve të fundit një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit, duke shkaktuar reagime dhe pakënaqësi nga ana e banorëve, si dhe debat publik.

Një pyetje që është ngritur shpesh nga qytetarët lidhet me faktin pse autoritetet nuk vepruan më herët për të parandaluar këto ndërtime.

Nga Berati, ku zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë, Kryeministri Edi Rama dha një shpjegim për këtë situatë. Ai tha se nuk ka funksionuar zinxhiri i përgjegjësive dhe përmendi sërish prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, duke lënë të kuptohet se institucionet përgjegjëse nuk kanë vepruar në kohë për të frenuar shkeljet.

“U nisët me armatë ne Theth dhe shkatërruat objektet, por ku ishit kur kjo u bë. Ata të cilët duhet t’i shikonin duhet t’i lajmëronin, nuk kanë bërë gjënë e duhur.

Zinxhiri nuk ka funksionuar me prokuroren. Koha për të ndërtuar një administratë si në vendet lider në BE, ka qenë krejtësisht e pamjaftueshme”-u shpreh Rama.

 

ME TE LEXUARAT