Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, zbulohen porositë e kryeministrit
Lajmifundit
/
7 Prill 2026, 11:06
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së.
Rama ka pak minuta që ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillohet mbledhja.
Raportohet se sipas burimeve të tij në mbledhje u diskutua integrimi, ekonomia dhe pensionet.
Kjo është një mbledhje rutinë që e zhvillojnë për të diskutuar mbi agjendën parlamentare.
Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.


