Rama nderon me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Politikë

Rama nderon me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike”

Kryeministri Edi Rama ka nderuar këtë të enjte presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike”.

Në një deklaratë për mediat, krah Sheikh Muhammed Bin Zayed, Rama shprehu mirënjohjen e thellë për raportet e veçanta mes dy vendeve dhe vlerësoi lidershipin personal të Presidentit.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se raprotet mes dy vendeve do të vijojnë dhe të forcohen më tepër, pasi qysh prej fillimit është ndërtuar mbi baza të forta vëllazërie dhe besimi reciprok.

ME TE LEXUARAT