VIDEO /Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni në Romë, në fokus bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë

Aktualitet

VIDEO /Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Meloni në Romë, në

Kryeministri Edi Rama u prit sot me ceremoni zyrtare në Romë nga homologja e tij, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni. Ceremonia e pritjes u zhvillua në Palazzo Chigi, ku më pas dy kryeministrat zhvilluan një takim kokë më kokë.

Në qendër të diskutimeve ishte ecuria e bashkëpunimit mes dy vendeve, thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, si dhe çështje me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.

Vizita e kryeministrit Rama në Itali është pjesë e një turi më të gjerë diplomatik, i cili përfshin edhe ndalesa të tjera në vende evropiane, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me partnerët strategjikë të Shqipërisë.

Pas qëndrimit në Itali, kryeministri pritet të vijojë vizitën e tij edhe në Barcelonë, si pjesë e angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të marrëdhënieve me partnerët evropianë.

ME TE LEXUARAT