Thellohet tragjedia në familjen Plaka, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e cila u qëllua nga Nertil Buzi

Aktualitet

Thellohet tragjedia në familjen Plaka, ndërron jetë edhe

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur rëndë me armë gjahu nga Refit Buzi, nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ajo u dërgua fillimisht në spital në gjendje të rëndë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti të mbijetonte.

Nga e njëjta ngjarje humbi jetën edhe bashkëshorti i saj, Kosta Plaku, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu.

Vajza e çiftit u mor peng nga ish-bashkëjetuesi i saj, por u lirua më pas pas ndërhyrjes së Policisë.

Pas lirimit të saj, forcat RENEA vijuan për disa orë negociatat me Refit Buzin për ta bindur të dorëzohej, por ai nuk iu bind thirrjeve të Policisë dhe më pas u vetëvra brenda automjetit ku ishte ngujuar.

Roskovec, Fier / Informacion shtesë

Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna për ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në fshatin Vidhisht, Roskovec, ju informojmë se shtetasja B. P., 51 vjeçe, e cila ishte plagosur me armë gjahu nga shtetasi R. B., 35 vjeç, ka humbur jetën në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale dhe hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe zbardhjen e motivit të saj.

ME TE LEXUARAT