Rrëshqitje dherash në zonën e “Qafës së Vishës”, bllokohet njëri krah i rrugës

Aktualitet

Rrëshqitje dherash në zonën e “Qafës së

Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut orët e fundit, kanë kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe dherave në zonën “Qafa e Vishës” pranë Himarës. Kjo ka bërë që të bllokohet njërin krah i rrugës dhe ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. Masivi i gurëve është shkëputur nga shpati përreth dhe ka përfunduar mbi asfalt.

Si pasojë e kësaj ngjarje, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të lëvizin me kujdes dhe me shpejtësi të ulët. Kjo pasi rruga është ngushtuar ndjeshëm. Autoritetet përkatëse pritet të ndërhyjnë për pastrimin e segmentit rrugor dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.

 

ME TE LEXUARAT