Rritja e çmimit të naftës, Shoqata e Transportit: 450 linjave iu rrezikohet shërbimi nga java tjetër

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pas rritjes së çmimit të karburanteve.
Shoqata paralajmëron se nga java e ardhshme mund të ndërpritet shërbimi për rreth 450 linja në të gjithë vendin.
“Në mungesë të një ndërhyrjeje të shpejtë dhe konkrete nga ana e institucioneve përgjegjëse, operatorët nuk do të kenë mundësi financiare për të përballuar vazhdimin normal të aktivitetit nga java e ardhme. Për rrjedhojë nëse institucionet nuk reagojnë, siç e theksuam edhe me lart, nga java e ardhshme do të vihet seriozisht në rrezik vijimësia e shërbimit publik për qytetarët”, thuhet ndër të tjera në shkresën e shoqatës.


