Rrjedha e Shkumbit totalisht e devijuar! Foto kur fadromat gërmojnë për inerte pranë aksit Librazhd-Prrenjas

Aktualitet

Rrjedha e Shkumbit totalisht e devijuar! Foto kur fadromat gërmojnë

Një foto e publikuar në tetor të vitit 2025 nga lumi Shkumbin në rrjedhën përgjatë Dragostunjës, shihet qartë distanca mes aksit rrugor tashmë të degraduar Librazhd-Prrenjas dhe lumit.

Ndërkohë sot, nga rrëshqitjet masive, rruga ka përfunduar buzë lumit Shkumbin. Por cila ka qenë arsyeja që ka shkaktuar erozionin aktiv edhe sot në këtë zonë? Dyshohet se shkak janë bërë gërryerjet në basenin e lumit për marrjen e inerteve, pranë aksit Librazhd-Prrenjas.

Rrjedha e Shkumbit totalisht e devijuar! Foto kur fadromat gërmojnë

Rrjedha e Shkumbit totalisht e devijuar! Foto kur fadromat gërmojnë

Në foto shihen kamionë e fadroma duke zhvilluar këtë aktivitet që duhet leje nga shteti.

Tani janë 5 kompani që kanë leje aktive për të marrë inerte nga lumi Shkumbin, të cilat kanë fituar tenderat për ndërtimin paralelisht të aksit Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII, ndërsa diferenca e rrjedhës së një viti më parë nga sot dallohet fare mirë me sy të lirë.

Sot rrjedha e lumit Shkumbin është devijuar tërësish dhe i është afruar kodrës. Sot kanë nisur punimet për devijimin e rrjedhës së lumit Shkumbin për shkak të ndërtimit të rrugës së re provizore që është planifikuar për tu ndërtuar me qëllim dhënien e një zgjidhje të përkohshme të qarkullimit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT