Sali Berisha kallëzohet në GJKKO për shpifje nga Taulant Balla, e akuzoi se nxorri nga burgu vëllanë e Suel Çelës
Lajmifundit
/
16 Prill 2026, 15:12
Aktualitet

Sali Berisha është kallëzuar në GJKKO për shpifje dhe fyerje nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Berisha përmes një postimi në Facebook e akuzoi Ballën se kishte nxjerrë nga burgu Marion Çelën, vëllain e Suel Çelës.

Berisha i referohet një “mesazhi nga qytetari dixhital”, që theksonte se "Balla ka nxjerrë nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit”.
Balla vetëm një ditë më pas e ka paditur për akuzat e "Fyerjes" dhe "Shpifjes te kryer boterisht", parashikuar nga neni 119/2 dhe 120/2 i Kodit Penal.


