Sherr i madh në Vlorë, ndërhyn policia mes disa personave...

Aktualitet

Sherr i madh në Vlorë, ndërhyn policia mes disa personave...

Një konflikt mes disa personash ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën e njohur si Tregu i Orizit në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar tension dhe panik te qytetarët që ndodheshin aty pranë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, sherri ka nisur për motive ende të paqarta dhe është përshkallëzuar për disa minuta, ndërsa situata ka dalë jashtë kontrollit.

Pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në zonë dhe kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të ndarë personat e përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, personat e përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes përpara mbërritjes së plotë të uniformave blu. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

ME TE LEXUARAT