Shpërthim në Tepelenë, dy persona plagosen rëndë, pësojnë djegie në trup dhe dëmtime në sy
Lajmifundit
/
21 Prill 2026, 14:50
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona janë ndeshur me një bombë të pashpërthyer.
Policia informoi se si pasojë të lënduarit Xhulio Salaj, 28-vjeç dhe Lisien Shehu, 34-vjeç banues në Memaliaj kanë pësuar djegie në trup dhe në fytyrë.
Ata po dërgohen drejt Traumës për mjekim të specializuar.
Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave.


