Nafta preku transportin publik, Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë kompensimin 50 lekë/litër

Aktualitet

Nafta preku transportin publik, Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të japë pëlqimin për projektvendimin e Qeverisë për kompensimin e linjave të transportit të qytetarëve në kuadër të paketës “Anti-Krizë” pas rritjes së çmimit të naftës.

Sipas projektit, shoqëritë e transportit do të kompensohen me 50 lekë për litër karburanti për një periudhë tre mujore, mars–maj 2026. Kompensimi do të llogaritet mbi konsumin e karburantit të kësaj periudhe, por jo më shumë se sasia e konsumuar në të njëjtën periudhë të vitit 2025 për secilën shoqëri.

Pas miratimit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, vendimi do të kalojë për shqyrtim dhe miratim përfundimtar në Këshillin e Ministrave. Masat synojnë lehtësimin e kostove për sektorin e transportit publik pas rritjes së çmimeve të karburanteve.

ME TE LEXUARAT