Shqipëria në BE pa zgjidhur konfliktet për detin me Greqinë?! Ja çfarë thotë komisionerja Marta Kos

Komisionerja për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria mund të vijojë përpara me procesin e negociatave, pavarësisht se ende nuk është arritur një zgjidhje përfundimtare për mosmarrëveshjet e kufirit detar me Greqinë.
E pyetur nëse këto çështje mund të ndikojnë në mbylljen e kapitujve të negociatave, Kos u shpreh se procesi i integrimit parashikon zgjidhjen e disa çështjeve gjatë rrugës.
Pyetje: A mund ti mbyllë Shqipëria kapitujt pa zgjidhur mosmarrëveshjet e kufirit detar me Greqinë?
Marta Kos: Ka kapituj që ne po i zgjidhim gjatë procesit. Deri tani Shqipëria ka qenë e aftë të afrohet për të zgjidhur mosmarrëveshjet dy palëshe sidomos me Greqinë dhe jam e bindur se kjo do të ndodhe në të ardhmen.


