“Si do jetojmë pa ty tani, babi më i mirë në botë” - Blogerja përlot rrjetin me një tjetër reagim pas humbjes së bashkëshortit
Pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Alfons Bleta, blogerja e njohur Ejona Blaceri ka reaguar publikisht me një mesazh emocional që ka prekur mijëra ndjekës.
Në një postim në Instagram, Ejona shkruan:
“I miri jonë, ti nuk e meritoje këtë ikje. Reit i mungon përkëdhelja jote çdo mëngjes… Xhiro jonë e fundit… pusho në paqe gjysma ime… humba bashkëshortin tim, babin e Reit. Shpirti im është në zi.”
Ajo shprehet se i ka të vështira ditët pa praninë e Alfonsit, ndërsa mesazhi i saj është shpërndarë gjerësisht në rrjet, duke ngjallur valë reagimesh dhe ngushëllimesh nga publiku.
Alfons Bleta, 34 vjeç, humbi jetën më 10 korrik në një aksident automobilistik në aksin Pogradec–Qafë Thanë, kur automjeti që drejtonte përfundoi në ujërat e liqenit.
Çifti, së bashku me djalin e tyre të vogël, kishin lënë Zvicrën për të ndërtuar jetën në Pogradec, qytetin që Ejona shpesh e promovonte në videot e saj si vend i paqes dhe natyrës.