Situata kritike me zjarret në Fier/ Ministria e Shëndetësisë: Tre persona të asfiksuar nga tymi

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me situatën nga zjarri në Fier, ku njofton se deri më tani 3 persona janë paraqitur me gjendje asfiksie nga tymi.
Tre personat kanë marrë menjëherë ndihmën e nevojshme shëndetësore, ndërsa ekipet shëndetësore vijojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje apo emergjence shëndetësore.
NJOFTIMI:
Gatishmëri e plotë e strukturave shëndetësore në zonën e Levanit
Në vijim të situatës së krijuar nga zjarret në zonën e Levanit, ekipet shëndetësore janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje apo emergjence shëndetësore.
9 mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore Levan dhe dy autoambulanca me personel shëndetësor nga Spitali Rajonal Fier janë angazhuar në terren. Njëra autoambulancë është e stacionuar në Levan, ndërsa tjetra është në gatishmëri për ndërhyrje sipas nevojës.
Deri në këto momente, 3 persona janë paraqitur me shenja asfiksie nga tymi dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e nevojshme shëndetësore.
Për çdo rast të mundshëm të urgjencës kardiake, është koordinuar trajtimi pranë Spitalit Memorial Fier, për të garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe të specializuar.
Strukturat shëndetësore vijojnë monitorimin e pandërprerë të situatës dhe mbeten në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje të qytetarëve


