"S`janë ujëra të zeza por...", Ujësjellësi i Durrësit reagon për "shpërthimin" në plazhin e Shkëmbit të Kavajës
Nuk ka pasur shkarkim ujerash te ndotura ne bregdetin e Shkembit te Kavajes, keshtu theksoi Ujesjellesi i Durresit ne nje sqarim te publikuar diten e sotme, pasi ditet e fundit ne rrjetet sociale jane publikuar denoncime per "derdhje te ujerave te zeza ne det".
Ne reagimin e vet, Ujesjellesi i Durresit, nga e cila varet tashme edhe zona e Kavajes, ka shpjeguar edhe cfare ka ndodhur dhe cfare kane qene ujerat qe shperthye ne zonen e plazhit te Shkembit te Kavajes diten e djeshme.
Sqarim për problemin e ndotjes në Shkëmbin e Kavajës:
Lidhur me denoncimet që janë bërë në rrjetet sociale në lidhje me ndotje të plazhit të Shkëmbit të Kavajës nga ujërat e zeza, sqarojmë se: në këtë zonë, në rrugën dytësore në pjesë të ndryshme të saj, ishin planifikuar nënkalime për automjetet.
View this post on Instagram
Kur u ndërtua rruga dytësore nga ana e plazhit, u caktuan vendet ku do të kryheshin nënkalimet, duke mbetur thjesht si gropa nën nivelin e rrugës, të cilat me kalimin e kohës u mbushën me ujë.
Këto janë nën nivelin e kolektorit të ujërave të ndotura që është ndërtuar në këtë zonë dhe rrjedhimisht, nuk mund të lidhen me të. Me kalimin e kohës kjo sasi uji që mblidhet në këtëo gropa, ka dalë në sipërfaqen e rërës.
Theksojmë se këto nuk janë ujëra që vijnë nga kanalizimet e ujërave të ndotura, por ujë i ndenjur që ka qendruar i stacionuar për shumë kohë në këto gropa.
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës mori masa për bllokimin e daljes së këtyre ujërave në det, duke rikthyer në normalitet gjendjen e kanalizimeve.
SHRUKD thekson se në zonën e Shkëmbit të Kavajës nuk ka derdhje të ujërave të ndotura në det, pasi aty funksionon prej vitesh kolektori që i mbledh ujërat e ndotura të gjithë zonës dhe më pas, me anë të stacioneve të pompimit, këto ujëra dërgohen në impiantin e trajtimit në Shënavlash nga ku shkarkohen të pastra drejt detit.