“Pse ia merr paratë?!”, Braçe përplaset me qytetarin që u merr para banorëve kur parkojnë në rrugë

Politikë

“Pse ia merr paratë?!”, Braçe përplaset me

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar hapur një abuzim të vazhdueshëm pranë shkollës “At Zef Pllumi”, ku një burrë merr para nga banorët për vendet e parkimit në një pronë publike, duke e kthyer hapësirën në parkim privat të paligjshëm.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Braçe tregon se barriera janë hequr dhe makina parkojnë çdo natë, ndërsa personi përfiton para duke i detyruar njerëzit të paguajnë për vendin ku parkojnë në rrugë.

Ai e quan këtë veprim “hilebërësi” dhe abuzim që po bezdis pafund qytetarët.

“Njerëzit më të padurueshëm në këtë qytet janë hilebërësit. Bënë sikur u bindën, por ja që kane hequr barrierat e çdo darkë parkojnë makina, bëjnë lekë prej tyre. Ndërkohë, akoma u marrin leke njerëzve që parkojnë në anë të rrugëve, si këtu.

Do lusja çdo institucion t’i jepte fund njëherë e mirë këtij abuzimi që bezdis pafund njerëzit këtu, madje duke marrë edhe lekë. Unë s’e kam problem çdo ditë ta bëj këtë, por është puna juaj, madje  pabërë apo duke lejuar këtë, cenon besimin e qytetarëve tek institucionet”, shprehet Braçe.

ME TE LEXUARAT