Kërkon lirinë nga burgu, caktohet data e shqyrtimit të kërkesës së Ilir Metës
Lajmifundit
/
11 Gusht 2025, 10:24
Politikë
Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 13 gusht, ora 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës për heqjen e masës së arrestit në burg.
Gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Cela, do të ndërpresë pushimet e verës për t’u rikthyer në punë dhe për të marrë në dorëzim këtë çështje, pasi gjyqtari i mëparshëm shpalli moskompetencën.
Ilir Meta kërkon që çështja të shqyrtohet nga gjyqtari i çështjes dhe që në seancë të jenë të pranishëm edhe njëri nga prokurorët e dosjes.