“S’ka interes për hetimin”, SPAK i kthen pronarit makinën me të cilën u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe

Aktualitet

“S’ka interes për hetimin”, SPAK i kthen pronarit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka kthyer pronarit makinën me të cilën u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe. Makina me targa “AC 121 JJ” ishte sekuestruar po me urdhër të SPAK, por mjeti iu rikthyer sërish Endrit Merkaj.

Gjatë verifikimit procedurial është realizuar këqyrja e mjetit nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga i cili nuk ka rezultuar të dhëna me interes për hetimin.

Sipas SPAK-ut, ky automjet ngjyrë e zezë, u përdor nga disa persona në datën 12 gusht 2025 për të marrë peng, biznesmenin Gerond Meçe, i cili më pas ka pretenduar se është çuar në fshatin Gracen dhe detyruar përmes presionit psikologjik, që të hiqte dorë nga disa ankesa tenderash që kishte depozituar në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Makina u sekuestrua në 15 dhjetor 2025 në kuadër të sekuestrimit të sendeve që provojnë kryerjen e veprës penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”.

ME TE LEXUARAT