SPAK e dërgon në arrest shtëpie, çfarë zbulon deklarata e pasurisë për ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hysenin

Aktualitet

SPAK e dërgon në arrest shtëpie, çfarë zbulon
Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka deklaruar si pasuri një llogari kursimi në vlerën 1,896,831.38 lekë.

Kjo deklaratë rezulton të jetë pasuria e deklaruar pranë ILDKPI-së, në kuadër të detyrimit për deklarimin e pasurisë, të ardhurave dhe shpenzimeve nga zyrtarët publikë.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pas kërkesës së SPAK.

Por masa e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH nuk është ekzekutuar ende, pasi ajo ndodhet jashtë shtetit. Hyseni, e cila drejton SHISH që prej vitit 2023, është gjithashtu pezulluar nga detyra.

 SPAK e dërgon në arrest shtëpie, çfarë zbulon

ME TE LEXUARAT