SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 raste të shpërdorimit të detyrës ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës

Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 raste të shpërdorimit

SPAK kërkon pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për ish kryetarin e Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Megjithatë ish-kryebashkiaku nuk do t’i shpëtojë ndjekjes penale pasi ai akuzohet nga SPAK për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre.

Çështja ndodhet në fazën e seancës paraprake ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 28 prill.

Rroshi fillimisht u hetua për shkelje të barazisë në tendera ndërsa më pas iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës.

Bëhet fjalë për një dosje të vjetër pas një auditi të KLSH lidhur me abuzimet me tenderat në Bashkinë Kavajë, çështje e cila kishte shkuar për pushim në Gjykatën e Durrësit por kjo e fundit shpalli moskompetencën.

ME TE LEXUARAT